Seanca parlamentare e pasdites ka nisur me debatin e projektvendimit për ngritjen e komisionit hetimor mbi Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare. Lideri i opozitës kërkoi që në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese partia socialiste të tërhiqet nga kërkesa e saj për zgjerimin e periudhës së hetimit nga 2 në 10 vjet, por kjo gjë u kundërshtua nga drejtuesja e seancës Makbule Çeço.
Sali Berisha: “Ju s’doni t’hetohn të gjithë ata që janë t’aftë, me t’cilët vjedh kryeministri. Kaq është gjtihë puna. Kjo është e gjithë problemi.”
Makbule Çeço: “Nuk përjashtohen edhe në qoftë se zgjerohet periudha zoti Berisha.”
Sali Berisha: “Jo s’mund t’zgjerosh.”
Makbule Çeço: “Nuk përjashtohen. Askush nuk përjashtohet.”
Sali Berisha: “Nuk mund ta zgjerosh.”
Petro Koçi: “Atëhere në Evropë politika është një lesh i bukur arapi, kurse në Shqipëri për shkakun tuaj dhe ca burrave të tjerë politika është bërë një lesh i qelbur arapi.”
Më pas burrat e partisë socialiste kanë dashur të sqarojnë opozitarët jashtë sallës së Kuvendit mbi interpretimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. /tvklan.al