Parlamenti britanik me një kryetar të ri

Posta

Parlamenti britanik me një kryetar të ri

15:02 05/11/2019

Largohet John Bercow, qëndroi 10 vjet në këtë detyrë

Deputetëve dhe publikut do t’i mungojnë këto thirrje për qetësi në parlament. John Bercow nuk do të jetë më në krye të Dhomës së Ulët, të cilën e drejtoi përgjatë 10 viteve të fundit.

Dorëheqjen e shpalli që më 9 Shtator pas akuzave të kolegëve të tij konservatorë se po punonte kundër daljes së Britanisë nga unioni. Dhoma e Ulët do të drejtohet nga laburisti Lindsay Hoyle, i cili siguroi shumicën në votimin e natës së të hënës.

Ai u tërhoq drejt postit të kryeparlamentarit me traditën të “zvarritjes”, e trashëguar prej shekujsh kur deputetët merreshin me detyrim për të drejtuar Dhomën e Ulët.

Si dërgues të ligjeve për dekretim tek mbreti, ata rrezikonin dënimin me vdekje kur ligjet nuk pëlqeheshin prej tij. 6 kryeparlamentarë janë dënuar me vdekje nga mbreti.

Lindsay Hoyle pritet të qëndrojë në krye, të paktën deri kur të zgjidhet parlamenti i ri nga zgjedhjet e 12 Dhjetorit.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi