Protesta dhe greva, Mitsotakis kërkon ndryshime të guximshme

Ligji grek i punës do të përditësohet tani me termat orar elastik dhe leje atësie pasi parlamenti helen miratoi ndryshimet të mërkurën vonë.

Megjithëse propozimi nxiti greva masive javët përpara votimit, kryeministri Kyriakos Mitsotakis kishte votat e nevojshme për të miratuar ndryshimet. Ligji kaloi në parlament me 158 vota pro të parlamentit me 300 vende.

“Përparimi kërkon gjithmonë ndryshime të guximshme dhe dihet që ndryshimet kanë pasur dhe do të kenë gjithmonë shumë armiq. (Por) siç mund ta shihni bota rreth nesh po ndryshon,” tha Mitsotakis.

Protestat kundër ndryshimeve boshatisën disa zyra qeveritare të mërkurën. Në mënyrë të ngjashme, disa shërbime të transportit detar u pezulluan për shkak të largimit të stafit. Probleme pati gjithashtu me shërbime e autobusëve, trenave dhe tramvajit. Para votimit sindikatat protestuan para parlamentit.

“Punëtorët janë të vendosur të mos lejojnë që të drejtat tona të shkatërrohen, të mos kthehen si në shekujt e mëparshëm. Ne do të mbrojmë ditën e punës me tetë orë e cila u fitua me gjak dhe nuk do të lejojmë askënd të përfitojë në shpinën tonë,” tha protestuesja Veta Panoutsakou.

Në të njëjtën kohë, nuk u raportua asnjë ndërprerje e transportit ajror. Puna nuk u ndërpre as në hotele, banka, supermarkete dhe shumica e dyqaneve funksionuan normalisht.

Sindikatat janë të shqetësuara se ndryshimet e ligjit do të sjellin më shumë orë pune, deri në 50 orë në javë. Ndërkohë deri më tani çdo punë për 40 orëve në javë trajtohet si punë jashtë orarit dhe kompensohet me pushime.

Klan News