Partia Demokratike akuzon qeverinë për afera korruptive, për check up dhe për analiza fiktive e të pakryera.

Sipas selisë blu, me paratë e shpenzuara në këto afera mund të ishin rikonstruktuar të gjitha spitalet në vend dhe do ishin mbuluar shpenzimet e shqiptarëve për t’u mbrojtur nga Covid-19.

“Me paratë që ka shpenzuar për check up korruptiv, pagesa për analiza fiktive dhe të pakryera, Edi Rama do kishte rikontruktuar të gjitha spitalet në vend, do kishte paguar shifrat prej miliona lekësh që paguan shqiptarët për tu trajtuar nga covid 19. Por Ramës nuk i bëhet vonë për shqiptarët. Rama e do mandatin e tretë që të vazhdojë të çojë paratë te ortakët e tij. Shqiptarët nuk mund të pranojnë më një kryemistër që punon për veten e tij. Me 25 prill fiton Shqipëria, humbet Rama”, shruhet në postimin e PD-së në Facebook.

PD, thotë se Rama kërkon mandatin e tretë për të çuar paratë tek ortakët e tij dhe për këtë arsye qytetarët nuk do ta pranojnë më për kryeministër.

Klan News