Partizani u ndal në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës. Përballja e vështirë me Kastriotin, përfundoi në barazim 1-1. Pas pjesës së parë pa gola, e dyta filloi me avantazhin e Partizanit. Autor i golit ishte Mensah. Vetëm 3 minuta zgjati kjo epërsi pasi vendasit barazuan me Shehun. Në minutën e 59′ të kryeqytetasit u gjenden me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Rexhepit. Kastrioti u mundua të përfitojë nga kjo situatë, e kërkoi me ngulm golin e fitores por pa ia arritur.

Ky rezultat, më shumë se i shërben Partizanit që gjithsesi nuk rrezikon në krye të renditjes. Kastrioti gjendet ende në zonën e rënies nga kategoria.

Në ndeshjet e tjera Laci fitoi 1-0 me Skënderbeun ndërsa  në “Selman Stërmasi”, Tirana u mposht nga Kukësi me rezultatin 0-2. Luftëtari arriti të marrë një barazim 1-1 në transfertën vlonjate përballë Flamurtarit.

Tv Klan