Te meshkujt fitoi përvoja, te femrat debutuesi

Partizani mori Kupën e Shqipërisë në volejboll si për meshkuj e femra në të njëjtën ditë. Ekipet drejtohen njëri nga profesori dhe tjetri nga nxënësi i dikurshëm. Skuadra e meshkujve ka në krye një trajner me përvojë si Ylli Tomorri, ndërsa te ajo e femrave është ish-lojtari Andi Lundra.

“Më vjen mirë që Andi mori trofeun e parë personal si trajner se si lojtar ka marrë shumë me Studentin”, tha Tomorri.

“Të fitosh kur je lojtar është një gjë, të fitosh kur je trajner emocionet janë të ndryshme”, tha Lundra.

Me një sezon të cunguar dhe një ekip të krijuar rishtazi për shkak të fillimit të vonë prej të ndalesave të pandemisë, Ylli Tomorri nuk mendon të lehtë në kampionatin e meshkujve.

“Është Skënderbeu, Vllaznia, Partizani, Erzeni. Skuadra që janë pretendente. Pavarësisht se fituam Kupën e Shqipërisë nuk do të thotë se jemi më të mirë se ata, por po luajmë më mirë se ata”.

Rivalitet shikon edhe debutuesi Andi Lundra ku në grup ka skuadra si Tirana e Skënderbeu.

“Kemi një grup të fortë dhe finalet nuk i diskutojmë, por duke qenë se po luajmë me ekipe të fortë mund të mund të themi që jemi pretendentë”.

Sezoni i volejbollit në Shqipëri që nisi në mesin e shkurtit do të mbyllet për 2 muaj e gjysmë.

Tv Klan