Pas 16 vitesh, “rikthehet” Leeds United



Pas 16 vitesh, “rikthehet” Leeds United

11:40 18/07/2020

Pas 16 vitesh mungesa, Leeds United është rikthyer në elitën e futbollit anglez. Ngjitja në Premier League u zyrtarizua pa qënë nevoja që skuadra e drejtuar nga Marcelo Bielsa të zbriste në fushë.

Kjo pasi skuadra e vendit të dytë, West Bromwich u mposht 2-1 në fushën e Huddersfield në ndeshjen hapëse të javës së parafundit, me Leeds që siguron një nga dy pozicionet që të ngjisin edhe në rast se humbet dy sfidat e fundit.

Një sukses historik ky për Leeds, teksa elitës i shtohet një tjetër emër i rëndësishëm i futbollit anglez. Leeds ka fituar tre herë titullin kampion si dhe ka luajtur në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 1975.

Elitës së futbollit i është bashkuar edhe Huesca në Spanjë. Fitorja 3-0 ndaj Numancia i dha pikë të mjaftueshme për të siguruar matematikisht ngjitjen kur ka mbetur edhe një javë për tu luajtur. Fitore me aromë mbijetese për Malagën e dy shqiptarëve, Armando Sadiku dhe Keidi Bare.

Dyshja ishte titullare në sfidën e fituar 2-0 përballë Alcorcon, me sulmuesin që u zëvendësua në minutën e 64-të, teksa mesfushori qëndroi në fushë gjatë gjithë takimit. 

Klan Plus






Të ngjashme