Angela Merkel heq dorë nga drejtimi i kristian-demokratëve. Vendimin e mori pas rezultateve të dobta në zgjedhjet për parlamentet rajonalë në Hessen e Bavari. Ajo nuk do të rikandidojë në kongresin e dhjetorit në Hamburg. Si Kancelare do të qëndrojë deri në vitin 2021, kur t’i përfundojë mandati për t’u larguar përfundimisht nga politika, siç njoftoi vetë në konferencën për shtyp.

“Është koha për një kapitull të ri. Nuk kam lindur kancelare. Imazhi që qeveria ka krijuar nuk është i pranueshëm. Rezultatet e zgjedhjeve janë zhgënjyese dhe të hidhura. Kjo tregon se qeveria nuk arriti të bindë votuesit”.

Mbështetja për kristian-demokratët në zgjedhjet rajonale të Hessenit ra me 11% nga legjislatura e kaluar. Edhe në ketë land, të gjelbrit shënuan rritje të ndjeshme, ndërsa partnerët kristiansocialë të Merkel humbën shumicën absolute në parlamentin bavarez dy javë më parë. Analistët këtë e shpjegojnë si refuzim popullor, kryesisht për mosmarrëveshjet brenda koalicionit qeverisës për politikat ndaj dyndjes së refugjatëve.

Tv Klan