Pas denoncimit të Stop, ilaçi për kancerin e tiroides bëhet me rimbursim (Video)

Pas denoncimit të Stop, ilaçi për kancerin e tiroides bëhet me rimbursim (Video)

21:01 03/07/2019

Në muajin Prill 2019, emisioni “Stop” në Tv Klan trajtoi rastin e z.Hajdër Bendaj, i cili vuan nga kanceri i tiroides dhe trajtohet me medikamentin “Nexavar”.

Një pako e tillë kushton 5 milionë lekë të vjetra dhe përdorimi i saj zgjat 1 muaj. Të sigurosh një medikament të tillë është e vështirë, kjo edhe për shkak të çmimit të lartë.

Por, pas denoncimit të rastit nga emisioni “Stop”, Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera të varësisë u sensibilizuan dhe medikamenti “Nexavar” është futur në listën e ilaçeve të rimbursueshme. Më në fund një lajm i mirë për Hajdër Bendaj dhe pacientët e tjerë që vuajnë nga kjo sëmundje.

“Pas transmetimit të lajmit në emisionin Stop, pas shumë përpjekjesh, dje si përfundim mora lajmin për ta marrë ilaçin me rimbursim. Shumë faleminderit Stopit”, shprehet z.Bendaj.

Përpos futjes së ilaçit në listën e rimbursueshme, dy zotërinj i dhuruan Hajdër Bendajt dy pako me ilaçin “Nexavar”. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
UKT