Në Maqedoni është rikthyer qetësia pas incidentit të një dite më parë në fshatin kufitar Vejç afër Kosovës ku u vranë 8 ushtarë dhe policë maqedonas si dhe u plagosën 6 të tjerë. Autoritetet maqedonase kanë fajësuar UÇK-në për këtë incident. Ndërkohë qeveri maqedonase ka marrë masa të menjëhershme duke dërguar përforcime në zonën në afërsi të Kosovës si dhe një ekip të posaçëm hetimor. Ministria Maqedonase e Mbrojtjes kërkoi madje mbylljen e pikëkalimeve kufitare në rrugët në veri të Tetovës.

Por, burime të OKB-së Prishtinë thonë se 1 prej kalimeve kufitare është rihapur përsëri. Ndërkohë një zyrtar i lartë i policisë maqedonase pohoi se paqja e javëve të kaluara ka qenë periudhë pushimi jo një zgjidhje e konfiktit. Analistët vënë në dukje se ky është incidenti më i rëndë që nga fillimi i krizës./tvklan.al