E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë një grua 43-vjeç e cila ka rrëfyer dhunën e tmerrshme që ka marrë nga bashkëshorti dhe familja e tij për 11 vite. Ajo ka përjetuar një martesë të errët, ku ka përjetuar vetëm dhimbjet e dhunës, rrahjeve që merrte përditë. Ajo tregon se është dhunuar edhe kur ka qenë shtatzënë me barkun e madh edhe sapo ka dalë nga spitali. Ajo ishte një lehonë dhe trupi i saj ishte i nxirë nga dhuna.

43-vjeçarja: Në momentin që më torturonte burri i bënte qejfi vjehrrës se çfarë djali kemi sepse nusja duhet rrahur, do dajak.

Mirela Milori: Filloi dhuna fizike nga burri?

43-vjeçarja: Po, po filloi që në fillim. Më trajtonte keq, dilte e pinte, rrinte gjithë natën jashtë, më jepte dru, edhe nëse nuk i thoje ku ishte, ai thoshte pse s’më flet ti, ke një hall që nuk flet dhe më jepte dajak. Edhe kur i dilte pija ishte i keq. Edhe pasi dolëm në shtëpi më vete ai nuk donte të flisnim fare për shtëpinë, të qanim një hall si gruaja me burrin. Me mijëra herë jam shkelur me këmbë dhe jam përplasur në tokë sepse nuk duroheshe fare, më thoshte do të të vras, do të të pres, ti s’je për mua, ik, nuk më donte fare, unë e doja se kisha lidhur jetën me të.

Kur ishte shtatzënë 43-vjeçarja tregon se është dhunuar tmerrësisht shumë dhe është rrahur si qeni.

43-vjeçarja: Jam torturuar aq shumë sa nuk e di si. E kisha barkun kaq dhe jam rrahur si qeni në shtëpi, nuk kisha çfarë të haja, më shkonte mendja për të ngrënë diçka dhe më gënjente, nuk ma sillte. Fytyra ime nuk është zbardhur asnjëherë, më ka përplasur për toke, më ngrinte dhe më hidhte për toke qindra herë. Pas lindjes isha lehonë sa dola nga spitali, unë jam rrahur dhe torturuar, kur vinin njerëzit për gocën, më shihnin të nxirë në fytyrë, e kalbur, nuk kisha mundësi të prekja fëmijën. Nuk kam patur asnjë lloj mbështetje nga vjehrra dhe kunatat. Kunatat vinin tek dera qeshnin dhe thoshin a je akoma gjallë që unë nuk i harroj derisa të vdes këto tortura./tvklan.al