Emisioni “Stop” trajtoi këtë të mërkurë rastin e ndërtimit të një HEC-i në Kukës, ku pronari me të drejtë dhe me leje ndërtimi nuk lejohet të punojë nga një kompani që është futur aty me pa të drejtë.

IMT shprehet e pafuqishme të ndërhyjë, për t’i hapur rrugë firmës së rregullt, “Gjoka”, të zhvillojë lejen e dhënë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

IMT Kukës thotë, që këtë kompetencë e ka Tirana. 

Fatjon Gjoka: Si je, ça bën?

IMT, Kukës: Si kalut?

Fatjon Gjoka: Mirë mo! A u lodhe ti?

IMT, Kukës: A ka ec puna?

Fatjon Gjoka: Mirë mo! Hajt ja, kemi ngelur kështu, prandaj erdha me marr ca informacione, ça u bo, ça është tu u bo a? A do veprohet a?

IMT, Kukës: Tani IKMT-ja dhe policia.

Fatjon Gjoka: IKMT-ja dhe policia.

IMT, Kukës: Se ne jena në proces gjyqësor dhe s’mund të ndërhyjmë e kena vënë në dijeni IKMT-në. I kam bërë kërkesë për prishje IKMT-së, që sa ka ndrruar bashkia dhe faktikisht, mbasi i kena bo kërkesë, ne s’kena kapacitete me e prish në bazë të ligjit.

Qytetari: Domethënë, vetëm ata e prishin?

IMT, Kukës: Vetëm ata e prishin, po kanë dëshirë për ta prish.

Fatjon Gjoka: Po për këtë, që ka nxjerrë Edi Rama tani, që thotë, që çdo ndërtim pa leje duhet me..?

IMT, Kukës: Me ata duhet të merret IKMT-ja!

Fatjon Gjoka: IKMT-ja vetëm, hë?

Qytetari: Se ti ke një vendim prishjeje, që në mars, o burrë!

IMT, Kukës: Ka afat ajo 10 ditë- 15-të.

Qytetari: 30 ditë! Brenda 30-të ditëve duhet të prishet!

IMT, Kukës: Jo, jo! Ai ka një afat ankimimi.

Fatjon Gjoka: Po pra, i ka kaluar afati 30-të ditor.

IMT, Kukës: Pse ka kalu afati? Jo jo, se me kaluar afati ankimor atij, nuk ia regjistron çështjen ai është brenda afatit. Drejtoria s’vjen me ia prish një vendim, sepse mosprishjen e objektit, ajo drejtoria jonë, e argumenton me bazë ligjore të tjera për arsye të vetat, pra ti s’mundesh me ia…

Qytetari: Po e njëjta mund të bëj dy vendime, e njëjta drejtori?

IMT, Kukës: Jo, mor burrë!

Qytetari: Nxjerr një vendim për prishje, si mund ta anuloj?

IMT, Kukës: E ka nxjerrë gjykata e Shkodrës.

Qytetari: Vendimin për prishje?

IMT, Kukës: Po!

Qytetari: Po e ka nxjerrë ajo, o burrë IKMT-ja.

IMT, Kukës: IKMT-ja?

Qytetari: Po!

IMT, Kukës: Ne s’e prishim si Kukës dot, sepse ne, brenda institucionit tonë funksionon kështu pra, hierarkia e IKMT-së ka 12-të qarqe, ka 12-të drejtori, ka dhe nivel drejtori të përgjithshme dhe gjitha vendimet për prishje, i ka drejtoria e Tiranës, që ia ka dhënë Kryeministri, e ka… (nuk kuptohet)

Por çfarë reagimi ka nga MIE?

Qytetari: Si kalove?

Drejtoria e Energjitikës: Përshëndetje!

Qytetari: Nga “Tërfoja” sh.p.k vij për HEC-in në Kukës. Kemi dërguar disa shkresa, në lidhje me atë ndërtimin e paligjshëm atje. Kemi dërguar në datën 1 maj, 1 shtator, 1 tetor. S’kemi marrë përgjigje.

Drejtoria e Energjitikës: Se çfarë bëjnë të tjerët, nuk është më pjesa ime. Bashkë mbarojmë, kur kryesorja është, që më thua mua: të lutem ça qëndrimi ke mbajtur? Kryesorja kjo..

Qytetari: Po do ma sjellësh me shkresë!

Drejtoria e Energjitikës: Në momentin, që unë kam mbajt qëndrim “kaloja te të tjerët, se unë mund të marr edhe vendim, që të mos prishet HEC “Lapaj””.

Qytetari: Do e shohim te shkresa.

Drejtoria e Energjitikës: Unë kam mbajt qëndrimin, që duke iu referuar shkeljeve, që janë bërë, nuk është marrë asnjë masë, asnjë prej punimeve të shkeljes, spostimin, prishjen e veprës, në këto rrugë duke qenë se afati 30 ditësh ka përfunduar dhe në të njëjtën kohë nga shoqëria “GJO SPA”, nuk janë marrë masat për rregullimin e shkeljes, Ministrja e Infrastrukturës, lidhur me marrjen veprën e marrjes “HEC Lapaj”, ndërtuar nga shoqëria, është në shkelje të kushteve të ndërtimit.

Drejtoria e Energjitikës: Thashë dje “të vijohet me prishjen, ia drejtojmë Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për dijeni bashkisë, Drejtorisë Rajonale të policisë, Këshillit Kombëtar të Territorit, Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, shoqërisë “Gjo SPA”.

Drejtoria e Energjitikës: Të thashë hapur qëndrimin, që kam mbajtur për çdo gjë, që kam firmosur dhe e kam përcjellë për firmë edhe te të tjerët. Unë të thashë hapur shkresën, që kam bërë, e kam çuar për firmë te të tjerët dhe në e-mail.

Bashkim Gjoka tregon, se dëmi i tij financiar i tij është 1.5 milionë Euro dhe kjo për shkak të neglizhencës së institucioneve.

“Kam marrë një kredi për ta ndërtuar në afatet kohore, kam një afat për ta mbaruar. Edhe 3 muaj ka ngelur për të ndërtuar. Kam ngelur unë. Dëmi deri në këto momente dëmi është rreth 1 milion e gjysmë Euro. Kam vetëm humbje”, tha denoncuesi.

Pak ditë pas ndërhyrjes së emisionit “Stop”, Gjoka tregoi se firma e shtetasit italian, që e pengonte pa të drejtë në projektin e tij me një objekt pa leje, u prish.

“Është prishur me datë 28 gusht. IKMT e Tiranës e ka ardhur e ka prishur. Është hapur sheshi i ndërtimit dhe po punohet. U zgjidh problemi”, tha Gjoka. /tvklan.al