Shkëmbimet tregtare mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian kanë rënë ndjeshëm në muajin e parë të vitit 2021. Të dhënat për importet dhe eksportet janë publikuar të premten dhe tregojnë se pas Brexit, Britani dhe BE nuk kanë të njëjtin volum tregtar si më parë.

Këto të dhëna janë një kambanë alarmi për marrëdhëniet tregtaret mes unionit dhe ish-vendit që ishte pjesë e kësaj bashkësie shtetesh.

Sipas të dhënave të publikuara nga Reuters, shihet se eksportet e mallrave në BE, duke përjashtuar arin dhe metalet e tjerë të çmuar, ranë me 40.7% për gjatë muajit janë.

Këto të dhëna janë publikuar si fillim nga Zyra për Statistikat Kombëtare dhe tregojnë që dhe importet janë pësuar një rënie me 28.8%

Një rënie e tillë e volumit tregtar ishte paralajmëruar dhe më herë, për shkak të situatës së Covid, por duket se Brexit ka ndikuar më shumë, kjo pasi tashmë mes Britanisë dhe BE ka rregulla të tjera në dogana./tvklan.al