Shkalla e papunësisë në Mbretërinë e Bashkuar ka shkuar në 4.8% në tre mujorin e fundit. Sipas të dhënave më herët ekonomistët kanë vlerësuar se shkalla e papunësisë ka qenë në 4.5%.

Sipas Zyrës së Statistikave Kombëtare, shifrat e papunësisë tani janë një rekord për vendin dhe shkak shihet vetëm koronavirusi.

Statisticienti i Zyrës për Statistikat, Jonathan Athow tha se “Ne po shohim një vazhdim të një dobësimi të tregut të punës, më pak njerëz në listat e pagave dhe më pak njerëz të punësuar në përgjithësi”.

Ndërkohë që pritej një rimëkëmbje e ekonomisë, mbyllja e dytë e vendit ka sjellë pasoja të mëdha, pasi mendohet që ripunësimi të bëhet pas muajit Mars.

Numri i njerëzve pa punë u rrit me 243,000 në tre muajt e fundit, dhe kjo është rritja më e madhe që nga viti 2009. Po ashtu mësohet se pjesa më e madhe e të papunëve janë të rinj nga 16 deri në 24 vjeç./tvklan.al