Tërmet në Turqi, 9 të vdekur

Tërmet në Turqi, 9 të vdekur

14:53 23/02/2020

Lëkundjet shkaktuan pasoja dhe në Iran

9 të vdekur e 37 persona të lënduar është bilanci i tërmetit që goditi mëngjesin e së Dielës provincën turke  Van-it, në kufi me Iranin. Sizmologët thanë se lëkundjet ishin 5.7 të shkallës rihter me thellësi 5 kilometra. 

Ministria turke e shëndetësisë bëri me dije se mes viktimave, janë 3 fëmijë, teksa prej të lënduarve, 9 janë në gjendje kritike për jetën.

Nën rrënoja janë ende dhjetëra persona  për të cilët autoritetet kanë nisur operacionet e shpëtimit.

Në total janë rreth 1066 ndërtesa të shembura nga tërmeti.

Lëkundjet u ndien në Iran. Televizion shtetëror njofton se janë lënduar lehtë 75 persona në disa fshatra pranë kufirit me Turqinë.

Vetëm një muaj më parë Turqia lindore u prek nga një tërmet i fuqishëm i cili shkaktoi 40 viktima.

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi