Prokuroria nuk gjeti të dhëna që e implikonin për çështjen CEZ-DIA

Gjykata e Apelit ka pushuar çështjen e CEZ-DIA, nuk u gjetën elementë të veprës penale. Kërkesa për pushimin e çështjes ishte bërë nga prokuroria, e cila konfirmoi se nuk kishte gjetur elementë të veprës penale që i ishte ngarkuar Ismailajt.

Kjo çështje lidhet me biznesmenin Kastriot Ismailaj, i cili është i akuzuar për skandalin me mbledhjen e borxheve të prapambetura të energjisë elektrike.

Pavarësisht kërkesës së prokurorisë, gjykata e ktheu çështjen për rihetim me qëllim gjetjen e provave të reja. Ishte vetë prokuroria, e cila sërish kërkoi pushimin e çështjes duke theksuar se nuk kishte gjetur shkelje në lidhje me Ismailajn.

Ai është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 11 vite burg. U arrestua më 12 Maj 2015 nga Sektori i Pastrimit te Parave dhe ai i Krimit Ekonomik dhe Financiar për mashtrim me shuma të mëdha parash.

Në 6 Maj, 9 kompani private përfituan nga CEZ-i 12 milionë Dollarë nga kontratat për mbledhjen e borxheve të papaguara. Pjesën më të madhe të fondeve e ka marrë “Debt International Management”, me administrator Kastriot Ismailaj, 649 milionë Kekë, ose gati 6.5 milionë Dollarë.

Nga “Debt International Advisori” paratë kanë dalë nga Shqipëria duke hyrë në llogaritë e dhjetëra kompanive të tjera, që veprojnë në rreth 15 shtete.

Kastriot Ismailaj u akuzua për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të parave”, vepra këto të kryera në bashkëpunim me persona të tjerë. Sipas organit të akuzës, Ismailaj me anë të falsifikimit e mashtrimit arriti të përvetësojë nga kompania CEZ-shpërndarje rreth 5 milionë Euro.

Klan Plus