Gjata e Shehaj: Kryeministri në panik, 100 milionë euro u vidhen shqiptarëve

Partia Demokratike dorëzoi në SPAK padinë për koncesionin e ri të qeverisë Rama në fushën e hidrokarbureve, duke e akuzuar për 3 vepra penale. Në këtë padi theksohet se vendimi i qeverisë shkel rregullat e zgjedhjeve dhe se mazhoranca ka paracaktuar që përmes njerezve të besuar të saj të gjurmojnë transaksionet financiare në fushën e karburanteve.

Në ditët e fundit të pushtetit, Edi Rama ka vendosur të japë një koncesion të fshehtë, në fushën e karburanteve, i cili do t’u kushtojë shqiptarëve 100 milionë euro.Ky vendim, në fushatë zgjedhore shkel rregullat e zgjedhjeve.”

Shehaj thotë se ky koncesion rrit çmimin e karburantit në vend, dhe se ai nuk do të njihet nga Partia Demokratike.

“Rama po bën marrëveshje të ndyra dhe të korruptuara që do të rrisin çmimet e karburantit në Shqipëri, në mënyrë që miqtë e Ramës të bëjnë miliona në kurriz tonë. Ky vendim i pistë i Edi Ramës, që dënon shqiptarët me një vjedhje të re dhe me rritjen e çmimit të karburantit nuk do të njihet nga Partia Demokratike.”

Partia Demokratike ka përfshirë në programin e saj elektoral dhe anulimin e kontratave koncesionare, të cilat sipas saj, janë përfituar përmes aferave korruptive.

Klan News