Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Protesta të fuqishme në të gjithë vendin. Ka qenë kjo kërkesa e fortë e liderit demokrat Sali Berisha përpara këshillit kombëtar të PD. Të protestojmë tha ai kundër përbërjes së KQZ, varfërisë dhe mjerimit në vend, e mbi të gjitha kundër kusarëve.

Sali Berisha, kryetar i PD:- “Njëlloj si në një stan kusarësh apo aleancë kusarësh në të cilën dihet se edhe vëllai mund të vras vëllain. Këta të quajtur aleatë të grupuar denoncojnë ditën dhe natën publikisht dhe mbrapa krahëve brenda dhe jashtë njëri-tjetrin. Shqipëria është i vetmi vend në botë në të cilën mafia është shtet, mafia është pushtet. Duhet të evidentojmë kudo pronat e krimit, ato do të shkatërrohen. Kjo është platforma jonë. Rrugët e kontratat e shqipërisë janë bërë si lëkura e Shulit që bëhen ditën e prishen natën”.

Duke u ndalur në përbërjen e KQZ Berisha u shpreh se u bënë të gjitha përpjekjet nga komuniteti ndërkombëtar për KQZ, pork jo përpjekje ndeshi në murin e pushtetarëve të sotëm. 

Sali Berisha, kryetar i PD:- “Mejdani është po aq provokator sa çishte Sllobodani për shqiptarët në Kosovë në vitet 80-90. Ai kërkon tju marrë shqiptarëve lirinë. Jemi në teun më të mprehtë të krizës nëse ne pranojmë që Sllobodanët e Tiranës të marrin lirinë shqiptarëve ne më mirë duhet të deklarojmë shkrirjen para se ta pranojmë atë”.

Por lideri demokratë është treguar i ashpër dhe me drejtuesit brenda PD. Sipas tij ata do të punojnë më mirë në të kundërt le të japin dorëheqjen. Çdo i pakënaqur tha ai duhet të ketë në krah PD. Ndërkohë Berisha është shprehur entuziast për mitingjet e deri tanishme që sipas tij tregojnë shtimin në radhëve të PD.

Sali Berisha, kryetar i PD:- “Asnjë akuzë nuk provuan dot, po pse nuk provuan akuza se ata shpallën platform anti-Berishizmi. Aty ku nuk gjenin diçka ata i kthyen në aleatë, sëbashku do i ndëshkoj”.

Kështu PD ka vendosur sot të dalë me një strategji të re e cila sipas Berishës duhet të çojë partinë më të madhe të opozitës drejt rimarrjes së pushtetit./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego