PD: SPAK të mos heshtë për lidhjet e Veliajt me Ndragheta



PD: SPAK të mos heshtë për lidhjet e Veliajt me Ndragheta

12:26 24/01/2021

“Arsye pse në vend nuk vijnë investitorë të huaj”

Demokratët kanë përsëritur thirrjen për drejtuesit e SPAK-ut për nisjen sa më parë të hetimeve për lidhjet e pretenduara të kryebashkiaku Veliaj me përfaqësues të mafies italiane Ndrageta me qëllimin pastrimin e parave nëpërmjet “investimeve” në fushën e ndërtimit ku lejet ndërtimit sipas tyre jepen kundrejt ryshfeteve korruptive.

“Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion nuk duhet të heshtë! Më e pakta që mund të bëjë SPAK është të ruajë standardin e ndjekur me Saimir Tahirin!  Heshtja e SPAK është kundër interesit të Shqipërisë dhe qytetarëve që presin me padurim veprimin e drejtësisë njësoj për të gjithë.

Shqiptarët meritojnë shumë më shumë se një prokurori që hesht përballë mafies qeveritare, shumë më shumë se një kryebashkiak dhe kryeministër ortak me mafien italiane”.

Për selinë blu arsyeja pse investitorët e huaj nuk kane interes për të investuar në Shqipëri është mungesa e konkurrencës së ndershme që orientohet nga mafia dhe krimi i organizuar.

Tv Klan






Të ngjashme