“Janë përdorur 125 mln Euro transferta qeveritare në 11 bashki”

Partia Demokratike ka bërë publike të tjera denoncime në lidhje me atë që e konsideron një masakër elektorale.

Përmes një deklarate për shtyp nga selia blu, Jorida Tabaku tha se për programin e rindërtimit në 11 bashki janë kryer 125 milionë Euro transferta qeveritare të pakushtëzuara për rindërtimin.

Sipas selisë blu të gjitha transferat janë miratuar dhe alokuar pas 1 Janarit 2021 duke shkelur Kodin Zgjedhor që e ndalon rreptësisht këtë akt, gjatë 4 muajve të fundit përpara datës së zgjedhjeve.

Tv Klan