Diskutohet marrëveshja për Reformën Zgjedhore

Marrëveshja për reformën zgjedhore është një nga pikat e diskutimit të kryesisë së Partisë Demokratike të mbledhur paraditen e sotme. Mësohet se pjesë e diskutimeve do të jetë sqarimi për detajet e marrëveshjes dhe aksioni politik që opozita do të ndjekë në vijim.

Mësohet se Basha, i propozoi kryesisë nisjen e procesit të përzgjedhjes, konsultimit dhe seleksionimit të kandidaturave për zgjedhjet parlamentare dhe vendore duke sipas parimit “një anëtar një votë”.

Sipas Bashës përfshirja e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve është një detyrim që u përfshi në statutin e PD me kërkesë të tij. Basha tha se ky proces pritet të nisë nga 20 Qershori deri në 15 Shtator.

Tv Klan