Partia Demokratike akuzoi sot kryeministrin se në projektin për ndërtimin e një kulle betoni në aneksin e stadiumit “Qemal Stafa” ka bërë bashkë Emiljano Shullazin dhe “Hakmarrjen per Drejtesi”.

Demokratët thonë se Rama po e fsheh planin për ndërtimin e kësaj kulle pikërisht për shkak të këtij fakti.

Enkelejd Alibeaj, Kreut të Departamentit të Rendit e Sigurisë:

Edi Rama po fsheh planin e tij, për të kthyer në pallat fushën tek aneksi i Stadiumit Qemal Stafa, për të ndërtuar një kullë betoni ku besohet se kumbari ka bashkuar interesat e dy bandave të tij të preferuara, të Shullazit dhe Hakmarrjes për Drejtësi.

Kjo fushë që shihni në ekran, ishte parashikuar të bëhej lulishte dhe ishte përfunduar projekti i saj nga Bashkia e drejtuar nga z.Basha.”

 

Tv Klan