Pas votës kundër të mazhorancës për dërgimin në Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, demokratët e grupimit Berisha-Bardhi do t’i drejtohen sërish me një padi togave të zeza të kësaj gjykate.

“Grupi do të ridepozitojë kërkesën sa i takon mandatit të Olta Xhaçkës si shprehje që ne s’pranojmë që në 2024 shkelen hapur vendimet e drejtësisë nga mazhoranca.”

Bardhi akuzoi Bashën se ka urdhëruar 4 deputetë të grupit parlamentar që të mos firmosin, duke dalë në mbrojtje politike të ish-ministres socialiste të Edi Ramës.

“Arbi Agalliu, Orjola Pampuri, Merita Bakiu dhe Selaudin Jakupllari, janë bërë bashkëmbrojtës të Xhaçkës me urdhër të Bashës, një urdhër politik që njëlloj si Rama nuk e pengojnë dot këtë çështje për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese, do ndiqet një tjetër rrugë ligjore me 1/5 e deputetëve”.

Kreu i grupit të demokratëve paralajmëroi se e enjtja do jetë një ditë përballje me mazhorancën, pasi opozita do kërkojë edhe pas refuzimit në Konferencën e Kryetarëve të zhvillimit të mocionit me debat në parlament lidhur me Xibrakën, me argumentin se pjesë e trafikimit të lëndëve narkotike janë edhe familjarë të Kryeministrit.

Tv Klan