Partia Demokratike sulmoi në dy dalje publike Kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Deputetja Albana Vokshi e akuzoi se ka çuar në xhepat e financuesve të fushatës së Kryeministrit Rama miliona lekë duke u dhënë tenderin për blerjen e 5 makinave elektrike, ndërkohë që në ujësjellësin e Tiranës sipas saj mungojnë investimet.

Makinat elektrike me vlerë gati 40 milionë lekë secila prej tyre, pra shumë herë më tepër se çmimi i një makine të njëjtë por me çmim normal tregu, janë blerë tek miku i Edi Ramës, Agron Papuli, i cili ka qenë i vetëm në garë, sepse, sipas specifikimeve të Ujësjellësit, dhënia e miliona lekëve janë paracaktuar për makinat e Papulit”.

Në një tjetër dalje, zëdhënësja e Partisë Demokratike publikoi një video që sipas saj është bërë nga një punonjës i Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, i cili hyn në server dhe tregon ndërtimin që do të bëhet në zonën e Liqenit.

Kemi të bëjmë me një plan të qartë në shërbim të mafias së ndërtimit dhe pastrimit te parave që përgatiten ti kryejnë një krim mjedisor Tiranës dhe shëndetit të qytetarëve dhe një vjedhje të pashembullt të tokës publike. E sfidoj publikisht  Erion Veliajn që të ballafaqohemi me fakte për këtë plan betonizimi dhe të mos fshihet pas propagandës sepse qytetarët nuk i besojnë më mashtrimet e tij”.

Por këto akuza të Partisë Demokratike u hodhën poshtë pak ditë më parë nga Bashkia e Tiranës, e cila përmes një deklarate u shpreh se me planin e ri, që prej 1 viti e gjysmë në zonën e Liqenit nuk lejohen më ndërtime.

Tv Klan