Komisioni i puneve te jashtme te Parlamentit Europian ka diskutuar raportin e eurodeputetit Igo Vajgëll per Maqedonine. Siç njofton korrepsodentja e Klan Macedonia nga Brukseli, Erisa Zykaj, ky raport ka në qendër mbështetjen e fortë për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Europian pas marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit dhe ndryshimeve pozitive në skenën politike, që kanë të bëjnë së shumti me eleminimin e presionit politik ndaj administratës, mediave dhe gjyqësorit.

Raportuesi Ivo Vajgëll ka vendosur theksi te optimizmi që është shpërndarë në institucionet europiane pas arritjes së marrëveshjes për çështjen e emrit në vijim të një periudhe të gjatë pritjeje,  por gjithashtu edhe zgjidhjes së krizës politike në vend.

Vajgëll ka deklaruar se referendumi në Maqedoni mbi çështjen e emrit për disa ka qenë frytdhënës, për disa të tjerë jo. Por, sipas tij, pavarësisht rezultatit të tij dhe krizës së re që ka vijuar referendumin, puna për integrimin europian të vendit duhet të vazhdojë përmes avancimit të shpejtë në rrugën e reformave kyçe dhe legjislacionit europian.

Grupimet e ndryshme politike në Parlamentin Europian kanë prezantuar amendamentet e tyre të cilat do tê votohen nesër pasdite gjatë votimit tê raportit për Maqedoninë. /

Klan Macedonia