Tek emisioni i Rudina Magjistarit në Tv Klan nw  mbrëmjen e ndërrimit të viteve ka qenë i ftuar një panel mjaft interesant ku përbëhej nga mjeku Pëllumb Pipero, gazetarja Fatma Haxhialiu, këngëtarja e njohur Irini Qirjako, Lorida Kolgeci “Miss Globe 2020”, drejtor i programacionit i TV KlanAlbert Dumani,moderatorjaGerta Gixhari dhe Jerina Lalaj, konsulente imazhi.

Ata kanë bërë një lojë mjaft interesante që quhej loja e goglave dhe në to ishin disa pyetje të përgatitura për ta. Pëllumb Pipero u pyet nëse do dilte nudo për të zhdukur Covidin, ai u shpreh se nuk ia vlente të bënte këtë sakrificë për këtë palo virus.

Pyetja e Pëllumb Piperos ishte: A do dilje nudo për të të zhdukur Covidin?

Pëllumb Pipero: Do ti thoja ti palo virus nuk do e meritoje këtë lloj sakrifice.

Albert Dumani: Po të zhduket virusi ia bën hallall dil këtu edhe…

Pëllumb Pipero: Po të zhduket virusi ne po dalim si studio nudo (qesh).

Rudina Magjistari: Një sakrificë në emër të shpëtimit të njerëzit, po patjetër do ishim heronj (qesh).

Irini Qirjako: Ne të dyve na ra nudo (qesh).

Pëllumb Pipero: Inshallah e shikon emisionin yt shoq se atëherë do kemi punë (qesh). /tvklan.al