Eni Çobani e ka nisur rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare duke uruar të gjithë mësuesit 7 Marsin.

Ajo ka bërë edhe një urim mjaft të veçantë për nënën e saj, ku kjo datë përkon me profesionin dhe mëmësinë e saj.

“Sot jemi në një ditë të veçantë është 7 Marsi dhe nesër është 8 Marsi, një urim të veçantë të gjithë mësuesve para të cilëve i ulemi dhe përulemi me shumë respekt për dashurinë e jashtëzakonshme dhe mësimet e vyera që ata na kanë dhënë. Ne jemi sepse ata na kanë edukuar të tillë. Një urim të jashtëzakonshëm për çdo njerin prej jush të cilët janë ata që ne na keni krijuar të tillë, faleminderit.

Megjithatë Ardit më lejo që për herë të parë ndoshta është dhe rastësi që ka rënë data të bëj një urim të veçantë për nënën time. Asaj i përputhen të dyja sot, edhe profesioni edhe mëmësia. Kështu që urimet më të mira nënë e dashur, unë jam sepse t’i më ke bërë të tillë, kështu që unë kam një emocion shumë të veçantë sot për këtë urim sepse e di që ajo është shumë modeste dhe nuk i pranon këto gjëra, por unë nuk e di, e ndjej personalisht që pas kaq shumë vitesh në media, një herë të vetme të paktën ta uroj nënën time publikisht. Urime nëna ime!”, është shprehur Eni Çobani. /tvklan.al