Princi Philip, i cili u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare në 9 Prill, do të përcillet sot për në banesën e fundit.

Më shumë se 730 anëtarë të forcave të armatosura do të merrnin pjesë në funeral, por për shkak të rregullave të Anti-Covid, të pranishëm do të jenë vetëm 30 persona më të afërmit e Dukës së Edinburgut.

Varrimi ceremonial mbretëror do të transmetohet në mediat britanike dhe do të fillojë pas një minutë heshtje kombëtare në orën 15:00.

Pallati Buckingham tha se planet e varrimit ishin modifikuar për të marrë parasysh udhëzimet e shëndetit publik. 

Varrimi do të bëhet tërësisht brenda ambienteve të kalasë dhe nga publiku është kërkuar që të mos mblidhet atje ose në rezidencat e tjera mbretërore.

Të katër fëmijët e Mbretëreshës dhe Dukës,  Princi i Uellsit, Princesha Mbretërore, Duka i Jorkut dhe Earl of Wessex si dhe tetë nipërit e mbesat e tyre  do të jenë të pranishëm, por asnjë nga stërnipërit e tyre të rinj.

Klan News