Serxhio Perez fitoi Çmimin e Madh të Azerbajxhanit. Ka qenë një garë jashtëzakonisht dramatike në Baku, ku shoku i tij i skuadrës së Red Bullit, Maks Vershtapen humbi fitoren kur kishin ngelur edhe 5 xhiro nga fundi.

Edhe piloti i Mercedesit, Ljuis Hamilton gaboi, duke hequr nga duart një mundësi mjaft të mirë suksesi.

Verstappen po shkonte drejt fitores që do t’i jepte mundësinë ta çonte diferencën me rivalin britanik në renditjen e pilotëve në 15 pikë, por papritmas goma e tij e pasme e majtë plasi dhe ai devijoi e u përplas me barrierat anësore, ndërsa po përfundonte xhiron e 46.

Komisarët valëvitën flamurët e kuq derisa pista u pastrua dhe makinat rinisën garën. Në dy xhirot e fundit, Hamiltoni u nis i dyti. Por ai bëri një gabim të pafalshëm dhe doli i 15 në renditje, pa fituar asnjë pikë.

Piloti i Mercedesit ngelet 4 pikë pas Vershtapenti në renditjen e pilotëve. Në vend të dytë në garë doli Sebastian Vetel me Saton Amrtinin e tij dhe i treti Piere Gasli me makinën Alfa Tauri.

Charles Leclerc, e Ferrarin e tij e mbylli i katërti, kurse Lando Norris i pesti.

Klan News