Për më shumë se dy orë qindra maturantë kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit dhe Qendrës Shqiptarë te Arsimit.

Ata kanë kërkuar që të rishikohet testi i matematikës dhe të ketë një rishpërndarje të pikëve, pasi sipas tyre ka qenë shumë i vështirë dhe jashtë programit që ata kanë punuar në shkollë.

Pas një reagimi nga Ministria e Arsimit, se do të ketë një vlerësim të kërkesave të tyre dhe mund të ketë rishpërndarje të pikëve, maturantët kanë mbyllur protestën.

Por ata shprehen se do të rikthehen sërish nesër ne protestë, deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre./tvklan.al