Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë inspektimit të përfundimit të punimeve të rrugës Gurrë e Vogël, komentoi dhe protestën më të fundit të opozitës, duke theksuar se është më e vështirë të punosh për komunitetin se sa të hedhësh molotov, pasi në fund banorëve do u ngelen rruga, shkolla dhe kopshti.

“Për vitin tjetër sfida duhet të jetë që njerëzit të hapin sytë dhe të shohin kush punon dhe kush hedh bomba. Duhet me u thënë kush i bën punët, shkollat dhe rrugët. Për molotovët, jepja shishen edhe budallait më të madh dhe ai e hedh. Kurse për të bërë ndonjë punë, për të kapur lopatë, për të kapur kazmën, për të kapur rulin, eskavatorin, është një çikë më e vështirë”, tha Veliaj.

Sa i përket investimit në infrastrukturë, Veliaj shtoi se me asfaltimin e rrugës, rritet edhe vlerat e pronës në këtë zonë, duke marrë shembullin e fshatrave Qeha dhe Tagan.

Ai u shpreh se parimi i Bashkisë së Tiranës është qenë një qytet që ecën me të njëjtën shpejtësi në qendër, ashtu edhe në periferi.

Tv Klan