Përgatitjet për zgjedhjet, Veliaj takon kryetarët e rinj të PS

Përgatitjet për zgjedhjet, Veliaj takon kryetarët e rinj të PS

16:26 24/09/2022

Kryebashkiaku dhe sekretari organizativ i PS, Blendi Klosi: Të nisin përgatitjet që tani

Partia Socialiste nis përgatitjet për zgjedhjet vendore. Erion Veliaj së bashku me sekretarin organizativ Blendi Klosi takuan drejtuesit e rinj të PS në kryeqytetet për tu bërë thirrje që duhet të nisin organizimin, pavarësisht se na ndajnë më shumë se 200 ditë nga zgjedhjet.

Teksa u shpreh krenar për punët e mira që PS ka bërë në kryeqytet, Veliaj akuzoi kundërshtarët se nuk kanë bërë asgjë për qytetarët kur kanë pasur pushtetin, dhe për këtë arsye nuk meritojnë ta fitojnë sërish.

Sekretari Organizativ i PS-së, Blendi Klosi deklaroi se PS në këtë mandat të tretë qeverisës duhet të dëshmojë gjithnjë e më tepër për qytetarët se kanë bërë zgjedhjen e duhur. 

Sipas Veliajt dhe Klosit, PS ka qëndruargjithmonë në krah të familjeve në nevojë dhe këtë e ka treguar edhe së fundmi, me luftën në Ukrainë, që po impakton çmimet.





Të ngjashme