“Lufta për statut, jo e kalibrit të Berishës”

Për deputetin e ri të Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, Lulzim Basha dhe Partia Demokratike nuk kishin asnjë mundësi tjetër veç përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar. Në një prononcim për mediat, Gjekmarkaj tha se “ku ishte shtegu i vetëm për të kaluar” për Bashën dhe selinë blu.

Sa i përket paralajmërimeve të Berishës se do të bëjë betejë për statut, Gjekmarkaj tha se këto beteja nuk janë të “kalibrit” të tij pasi ai është personalitet i madh në politikë.

A ju duket i drejtë vendimi personal i Lulzim Bashës për të përjashtuar nga partia liderin historik të demokratëve?

Agron Gjekmarkaj: Shiko nuk ka pyetje të gabuar, por ka diçka të impostuar jo mirë në pyetjen tuaj, dhe nuk shtrohet çështja ishte vendim i gabuar apo i padrejtë. Nuk kishte vendim tjetër, nuk kishte mundësi tjetër, Lulzim Basha, Partia Demokratike. Duket se ishte shtegu i vetëm për të kaluar.

Zoti Berisha në fakt e ka cilësuar antistatutor vendimin e marrë nga Basha…

Agron Gjekmarkaj: Tani ramë dakord për një pyetje, ju filluat me bërë intervistë. Unë e kam thënë që Sali Berisha është personalitet i madh politik, padyshim, betejat për statut që mund të bëjë Berisha nuk janë të kalibrit të tij, janë beteja të vogla./tvklan.al