Një automjet është përmbysur në bulevardin blu në Kamëz këtë të enjte. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut.

Në pamjet e denoncuara nga qytetarët në rubrikën Kallëzo në tvklan.al, duket automjeti i përmbysur në mes të rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet që drejtuesi i mjetit të ketë humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë të cilat nisën punën për zbardhjen e rrethanave. /tvklan.al