Mijëra vetë evakuohen nga banesat, dëme të mëdha ekonomike

Autoritetet Australiane po evakuojnë mijëra vetë nga periferitë e Sidneit për shkak të përmbytjeve më të mëdha të 60 vjetëve të fundit.

Shirat e pandërprerë gjatë tre ditëve kanë fryrë lumenjtë në shtetin më të populluar të Australisë, Uellsin e Ri Jugor, duke shkaktuar dëme të shumta.

Gati 15 mijë vetë janë evakuuar nga zonat e ulëta, tha Kryeministri i Uellsit të Ri Jugor Gladys Berejiklian.

Pjesë të mëdha të bregdetit lindor të vendit do të goditen nga stuhi shiu edhe ditët në vazhdim për shkak të kombinimit të rrymave ajrore tropikale.

Sidnei regjistroi të dielën ditën më të lagësht të vitit me pothuajse 111 milimetra shi, ndërsa disa në rajone në bregdetin verior ra gati 900 milimetra shi në gjashtë ditët e fundit, tre herë më shumë se mesatarja, treguan të dhënat e qeverisë.

Shiu i pandërprerë ka shkaktuar dëme të mëdha, veçanërisht në zonat rurale ku raportohet për humbje të mëdha të gjësë së gjallë.

Klan News