Një 27-vjeçare nga Tirana ka denoncuar në polici një 67-vjeçar, i cili e përndiqte prej një kohe të gjatë.

Dh. Dukoli me banim në Tiranë është arrestuar nga uniformat blu të kryeqytetit, pasi vajza ka vendosur t’i japë fund makthit duke e paditur të moshuarin.

Mbi 67-vjeçarin rëndon akuza e përndjekjes dhe ai rrezikon një dënim nga 6 deri në 4 vite burg./tvklan.al