Përpjekje për sulme të mundshme në Maqedoninë e Veriut

Përpjekje për sulme të mundshme në Maqedoninë e Veriut

15:37 16/02/2019

Ministria e Rendit në Maqedoninë e Veriut, njofton se ka kryer bastisje në disa vende, për të parandaluar një sulm të mundshëm terrorist nga mbështetës të Shtetit Islamik.

Sipas autoriteteve operacionet u kryen pas marrjes së informacionit nga një vend partner, por pa dhënë hollësi se cili është ky vend.

Ministria e Rendit njofton se ka konfiskuar një sërë mjetesh që lidhen me sulmin e mundshëm, por pa i identifikuar ato.

Ndërkohë, ambasada e Shteteve të Bashkuara lëshoi një paralajmërim për shtetasit amerikanë ku thekson “rrezikun e lartë nga mundësia e sulmeve terroriste të frymëzuara nga ideologjia ekstremiste në Maqedoninë e Veriut”.

Sipas vlerësimeve rreth 130 shtetas të Maqedonisë së Veriut i janë bashkuar grupit Shteti Islamik.

Javën e kaluar Maqedonia e Veriut nënshkroi protokollin e anëtarësimit në aleancën e NATO-s, pas miratimit të marrëveshjes me Greqinë për ndryshimin e emrit, nga Maqedoni në Maqedonia e Veriut./VOA

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT