Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e së shtunës në afërsi të qytetit të Librazhdit.

Si pasojë e lagështirës, dy automjete janë përplasur kokë më kokë në aksin Librazhd-Elbasan, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata të automjeteve.

Në një video të dërguar në rubrikën “Kallëzo” në “tvklan.al”, shihet qartë dëmi material i shkaktuar nga përplasja e fortë e makinave.

Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe efektivët e policisë të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /tvklan.al