Tre mjete janë përfshirë në një aksident në aksin rrugor  Elbasan-Metalurgji.

Policia në një njoftim për mediat sqaron se “mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E.K., 62 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tip “Toyota ” me drejtues shtetasin Sh.B., 36 vjeç, banues në Elbasan dhe me mjetin tip  “Audi” me drejtues shtetasin J.Sh., 43 vjeç, banues në Elbasan“.

Mësohet se si  pasojë e përplasjes është lënduar drejtuesi i mjetit “Benz” dhe një fëmijë i cili ishte pasagjer në mjetin tip “Audi”, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë  në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./tvklan.al