Një person gjeti vdekjen këtë të hënë në Shijak, pasi u përplas nga një automjet. Burime zyrtare të policisë sqarojnë se ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Katër Rrugët “.

Viktima, ende i paidentifikuar, udhëtonte me motor, kur u përplas nga një makinë BMW që drejtohej nga një person me iniciale S.D.

Aktualisht grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës, ndërsa shoferi i makinës është shoqëruar në ambientet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al