Një burrë gjeti vdekjen paraditen e kësaj të hëne në Kavajë, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja e rëndë ndodhi orës 09:40, në vendin e quajtur “Pompat e Ujit”.

Viktima është një 78-vjeçar me iniciale L.Gj., i cili po lëvizte me biçikletë, kur u përplas nga një makinë në timonin e së cilës ndodhej B.H.

I moshuari u dërgua në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Autoritetet policore thonë se kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./tvklan.al