Për fëmijët ose adoleshentët është shumë të vështirë të shkëputën nga videolojërat. Por kjo nuk është varësi ndaj teknologjisë, por është biologji. Sipas shkencës, pjesa e trurit që kontrollon impulset dhe vendimet nuk është e pjekur, të paktën deri në moshën 25-vjeçare. Për këtë arsye, prindërit duhet të kalojnë momente të vështira, për t’i bindur fëmijët e tyre të lenë lojën, qoftë edhe për të ngrënë.

Sipas ekspertëve të fushës, truri ynë është programuar në mënyrë të tillë që kërkon plotësimin e nevojës apo dëshirës, njësoj si me ushqimin. Ne kërkojmë ushqim kur jemi të uritur dhe hamë derisa ngopemi. E njëjta analogji mund të përdoret për të shpjeguar përqendrimin në videolojë, që derisa të mbarojë niveli Ii përcaktuar, është e vështirë shkëputja.

OBSH saktëson se kjo nuk është

gaming disorder

, pra varësi ndaj lojës, që zakonisht prek 1% të lojtarëve, që karakterizohet nga pamundësia totale e kontrollit mbi aktivitetin e lojës, që zgjatet pa afat dhe ka prioritet mbi çdo gjë tjetër.

Klan Plus