Të parët që kishin privilegjin për të udhëtuar me avionin e parë të “Air Albania” ishin mbi 70 maturantë dhe studentë të ekselencës që mbërritën të shtunën në Stamboll. Fluturimi me linjën e re shqiptare ishte më se komod për të rinjtë shqiptarë që u përzgjodhën për të inauguruar themelimin e saj.

Vizita një ditore në kryeqendrën turke nisi me një takim me përfaqësues  të kompanisë “Turkish Airline”, ndërsa më pas të rinjtë shqiptarë vizituan zonën e vjetër të këtij qyteti dhe lundruan për disa orë mbi detin Marmara.

Pasi avioni me flamurin kombëtar preku sërish tokën shqiptare,  maturantët dhe studentët e ekselencës dhanë përshtypjet e para për këtë udhëtim.

Udhëtimi Tiranë –Stamboll ishte i pari për linjën “Air Albania” që në të ardhmen pritet të zgjerojë aktivitetin e saj me fluturime në Europë por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tv Klan