Marcelo e Mendy mbeten në Spanjë, Bale e Kross në infermieri

Mungesa të rëndësishme për sfidën e së mërkurës do ketë edhe në krahun e Real Madrid. Trajneri i spanjollëve, Karlo Ancelotti ka zbuluar listën e 23 futbollistëve të gatshëm për këtë sfidë. Natyrisht, në listë nuk janë përfshirë të dëmtuarit, Bale, Kross dhe Ceballos, ndërsa mungesa do jenë edhe dy mbrojtësit e krahut të majtë, Marcelo dhe Mendy.

Braziliani luajti në sfidën e fundjavës ndaj Celta Vigos, gjithsesi nuk është preferuar për të qenë në duelin ndaj italianëve. Sa i përket, Mendi ai është stërvitur me skuadrën vetëm në palestër. Ancelotti ka rikuperuar për këtë duel, Alaba dhe Jovic. I pari është stërvitur vetëm, por Ancelotti është i bindur se do të jetë gati për të mërkurën. Dueli do luhet në orën 21:00 në stadiumin “Giuseppe Meazza” në Milano.

Klan News