Një grup shkencëtarësh të universitetit të Kalifornisë dhe Floridës zbuluan se një lloj peshkaqeni ushqehet vetëm me alga. Pra makthi i deteve dhe gjahtari i tmerrshëm duket se në të vërtetë preferon më shumë vegjetacionin sesa mishin.

Për të herë të parë është konfirmuar nga shkencëtarët se një varietet peshkaqenësh, që konsumojnë edhe peshq të vegjël edhe kallamarë, preferojnë të ushqehen me alga, nga të cilat mesa duket marrin të gjitha vlerat që u duhen.

Bëhet fjalë për llojin Bonnedhead ose Sphyrna Tiburo, që gjendet në bregdetin e SHBA-ve dhe në Oqeanin Paqësor.

Për shkencëtarët kjo ka qënë suprprizë, pasi mendohej se peshkaqenët i konsumonin rrallë algat dhe gabimisht teksa ishin në ndjekje të gjahut.

Pas studimeve të gjata mbi shumë peshkaqenë dhe mbetjet në stomakun e tyre, arritën në konkluzionin se aparati i tyre tretës ishte i pësrshtatshëm edhe për bimët.

Nga studimet rezultoi se mbetjet në stomakun e tyre ishin 90% vegjetale dhe vetëm 10% nga kallamarë dhe karkaleca të vegjël.

Klan Plus