Pësoi aksident, burri: Ulërimat e bashkëshortes më kanë ngelur në vesh

Pësoi aksident, burri: Ulërimat e bashkëshortes më kanë ngelur në vesh

16:35 22/05/2020

Programi “Historia ime” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e dhimbshme, por edhe tejet frymëzuese të Lazim Latifit. Ai është babai i dy fëmijëve,vajzës 27 vjeç dhe djalit 24 vjeç.

Jeta e tij ndryshoi para 3 vitesh e gjysëm, kur pësoi aksident. Ai ishte duke u kthyer nga puna me motor dhe një makinë e përplasi. Si pasojë këmba e tij ishte ajo që u dëmtua.

Ai nuk e harron momentin kur bashkëshortja e tij vjen dhe e shikon në atë gjendje. Ulërimat e saj i kujtohen edhe sot.

Lazim Latifi: Trauma e Anilës mua më ka mbetur në vesh, për shkak se ka ardhur të më takonte me makinë nga shtëpia, ka qenë ambulanca në atë moment. Mua më ka hipur në barrelë, Anila më pa që isha në rregull, ok tha, por në momentin kur pa këmbën që nuk ekzistonte, nuk ishte aty, ishte varur e gjitha. Ulërimat e Anilës më kanë mbetur në vesh. Edhe sot kur e kujtoj më vijnë ato fjalët e asaj, ulërimat. Kisha frikë se mos ajo më ikte nga duart, për shkak se një traumë e tillë shënjestron shumë një person, ndoshta atë më të dobëtin dhe aty unë më të dobët pashë atë, jo vetveten. I thashë ambulancës, thashë ju lutem jepini një qetësues, nuk dua të nisem pa i dhënë asaj një qetësues. Anila e ka vuajtur, ndoshta jo gjithmonë e tregonte vetveten, por unë e kuptoja. /tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo