Alfred Peza shprehet se Presidenti i vendit nuk mund ta shpërndajë Parlamentin, por Ilir Meta mund ta bëjë.

Nga studio e “Opinion” në Tv Klan, Peza thotë se Ilir Meta tashmë luftën e ka për lidershpip me Lulzim Bashën për opozitën.

“Sot ka nisur sezoni i ri i një telenovele të vjetër. Sezoni i parë i së cilës ishte vitin e kaluar dhe Presidenti e ka pak më të rëndë pozitën, sepse nëse opozita e bëri nga pozitat e saj politike, Presidenti e shkeli Kushtetutën, doli dhe tejkaloi të drejtën kushtetuese dhe ka hyrë në një fushë tjetër që nuk i takon.

Nëse Presidenti e shpërndan, sipas Kushtetutës ai nuk ka të drejtë janë tre raste, kur nuk zgjidhet kryeministri pas zgjedhjeve, kur nuk zgjidhet dot presidenti pas 5 votimeve të njëpasnjëshme dhe kur nuk arrihen 71 vota për mocionin e  mosbesimit.

Presidenti nga pikëpamja kushtetuese nuk e shpërndan dot, por Ilir Meta ka treguar se mund ta bëjë por ky do të ishte fundi i tij politik edhe nëse ka ambicie për tu rikthyer si lider i një partie.

Meta sot ka nisur një projekt të ri politik dhe lufta është sot është me Lulzim Bashën për opozitën”. /tvklan.al