Pfizer dhe Johnson&Johnson arrijnë marrëveshjen, do të dërgojnë 138 milionë doza vaksinash në Brazil




Pfizer dhe Johnson&Johnson arrijnë marrëveshjen, do të dërgojnë 138 milionë doza vaksinash në Brazil

11:11 21/03/2021

Kompanitë farmaceutike Pfizer dhe Johnson & Johnson kanë njoftuar se  kanë nënshkruar një  marrëveshje me ministrinë Braziliane të Shëndetësisë për të dërguar 138 milionë doza vaksinazh kundër Covid.

Sipas CNN, Pfizer do të dërgojë 100 milionë doza deri në fund të Shtatorit. Ndërkohë ministria e Shëndetësisë tha se ata presin të marrin 13.5 milion doza Pfizer në tremujorin e dytë të 2021 dhe 86.5 milion në të tretin.

Agjencia shëndetësore e Brazilit nuk ka miratuar ende autorizimin për përdorim urgjenct të vaksinëns Johnson & Johnson, megjithëse ministria e Shëndetësisë tashmë tha se pret të marrë 16.9 milion doza nga kompania në fund të Gushtit dhe 21.1 milion të tjera në fund të Nëntorit të këtij viti.

Por kompania Johnson & Johnson ende nuk ka specifikuar se kur do të dorëzojë dozat në Brazil, pasi edhe në marrëveshje nuk është specifikuar ende.

Brazili ka miratuar deri më tani tre vaksina për përdorim emergjent gjatë pandemisë, ato nga Pfizer, AstraZeneca dhe Sinovac./tvklan.al





Të ngjashme