Falë një procesi të gjatë identifikimi Franca mundëson kthimin e një pikture të Gustav Klimt një familje hebraike, pronë e konfriskuar përgjatë holokaustit

Franca do t’i kthejë një familjeje hebreje, viktimë e nazifashistëve, një pikturë të autorit Gustav Klimt, që i ishte marrë familjes në vitin 1938, në Austri, ka deklaruar ministrja franceze e Kulturës, Roselyne Bachelot.

Piktura a ishte blerë nga shtepi francez dhe mbahej në muzeun d’Orsay të Francës, një nga muzetë kryesor të Parisit. “Rosiers sous les arbres” (Trëndafilat nën pemë) është titulli i veprës që do t’i kthehet familjes së Nora Stiasny, një viktimë e Holokaustit.

Në prill 1942, Stiasny dhe nëna e saj, Amalie, u dëbuan dhe u vranë në Poloninë e pushtuar nga nazistët, në kampin e afërt të shfarosjes Belzec, tha Bachelot. Burri i Stiasny, Paul, dhe djali i tyre, Otto, u dëbuan në kampin Terezin afër Pragës dhe më pas në Auschëitz.

Në vitin 2019, Ministria e Kulturës e Francës u përpoq të identifikonte veprat e vjedhura në koleksionet e saj.

Ministrja tha se ishte një procesi i gjatë për të identifikuar pronarët origjinalë të artit, piktura do tu kthehet te pasardhësit të Stiasny. Ajo shtoi se kthimi i pronës së konfiskuar hebraike është detyrë e  Francës.

“Vendimi që morëm është padyshim një vendim i vështirë. Do të thotë të nxjerrësh nga koleksionet kombëtare një kryevepër, për më tepër piktura e vetme e Gustav Klimt që zotëronte Franca”, tha ajo.

“Ne e dimë që përndjekja e hebrenjve ka marrë shumë forma. Shumë shpesh, para eliminimit, para shfarosjes, kishte vjedhje të mallrave të hebrenjve, të urdhëruar të braktisnin gjithçka.”

Lindur në Austri më 1862, Klimt ishte një nga anëtarët themelues të shkollës së pikturës të njohur si Seksioni i Vjenës, një grup artistik avangardë në fund të shekullit.

Artisti është më i njohur për pikturën e tij “Puthja”, një nga veprat më të njohura në botë.

Klan News