28 materiale u përzgjodhën nga Muzeu i Amsterdamit dhe shfaqen për herë të parë në Shqipëri

Pikturat e Vincent van Gogh janë ekspozuar për herë të parë në Shqipëri në një formë ndryshe në Galerinë Dixhitale të Korçës.

“Ne jemi shumë krenarë që po paraqesim para publikut shqiptarë për herë të parë në Shqipëri të gjithë punët e këtij mjeshtri të madh dhe kësaj figure kaq të njohur, e të dashur nga i gjithë publiku i gjerë. Falenderojmë për këtë Muzeun e Amsterdamit Van Gogh.”

Falë teknologjisë u bë i mundur realizimi i një udhëtimi të animuar në disa prej kulmeve të krijimtarisë së Van Gogh.

“Kjo ekspozitë në vetvete është një formë shumë e re dhe shumë e dashur për publikun e gjerë. Ne jemi krenarë që gjatë këtyre tre muajve aktivitet kemi arritur të thithim një publik jashtëzakonisht të gjerë të të gjitha moshave.”

28 piktura të mjeshtrit të madh të impresionizmit u përzgjodhën nga Muzeu i Van Gogh në Amsterdam, për t’iu ofruar publikut në një formë të re.

“Unë personalisht jam shumë adhuruese e këtij piktori dhe kam qëndruar në Amsterdam për të vizituar muzeun e tij dhe të dyja herët jamë përlotur nga potenciali i këtij artisti dhe më shumë për vuajtjet shpirtërore të tij. Është një frymë që çdo njeri duhet ta shikojë me patjetër.”

Ekspozita të ngjashme me krijimet e Van Gogh janë hapur në Milano, Romë, Bukuresht, Londër dhe së fundmi edhe në Korçë.

Klan News